Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëntë shtetas të huaj u ndaluan në Tetovë për keqpërdorim të qëndrimit turistik

NULL NULL
08.01.2025 15:56

Nëntë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë kontrollit të një objekti hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore, transmeton klankosova.tv.

”Nëntë shtetas të huaj të moshës 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili janë ndaluar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin”, sqarohet në njoftimin e MPB-së.

Të huajt janë ndaluar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

lajme të ngjashme