Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

NULL NULL
19.12.2024 17:31

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit vitin e kaluar.

Filmat në fjalë janë përzgjedhur për listën e gjatë të Çmimeve Oscar 97-të, duke shënuar një tjetër moment historik të jashtëzakonshëm për festivalin, transmeton klankosova.tv.

Filmat e përzgjedhur janë:

Kategoria Dokumentar i Gjatë: ”Hollywoodgate”, ”No Other Land”, ”Queendom”, ”Soundtrack to a Coup D’Etat”, ”Sugarcane” dhe ”Union”.

Kategoria Dokumentar i Shkurtër: ”Incident” dhe ”Until He’s Back”.

Kategoria e Filmit të Shkurtër Narrativ: ”The Masterpiece”.

Ky vlerësim i jashtëzakonshëm është një dëshmi e programimit unik dhe të kujdesshëm të DokuFest, i cili vazhdon të mbështesë tregime inovative dhe t’u japë hapësirë zërave të ndryshëm në botën e filmit dokumentar dhe të shkurtër.

Çdo vit, festivali paraqet një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, shumë prej të cilëve vazhdojnë të marrin njohje ndërkombëtare dhe çmime prestigjioze, përfshirë edhe nominimet për Oscar.

 

 

lajme të ngjashme