Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nënshkruhet kontrata e re për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

NULL NULL
08.02.2024 11:23
Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës
Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës

Këtë të enjte është nënshkruar kontrata e re për vazhdimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se projekti është i financuar nga huamarrja nga OPEC dhe Fondi Saudit për Zhvillim, njofton KlanKosova.tv.

“Nga tetori i vitit të kaluar janë hapur procedurat, ofertat, autorizimet dhe tash kemi arrit në fazën e nënshkrimit. Sot është nënshkruar kontrata”, është shprehur Aliu në konferencë.

“Është konsorcium, Kosovë-Bullgari. Kompania ka afat përgatitor 28 ditësh që ta fillojë punën. Moti nuk është i keq dhe kompania nuk e ka të vështirë ta fillojë punën”, ka thënë Aliu ndër të tjera.

Afati sipas marrëveshjes për përfudimet e punimeve është njëvjeçare dhe vlera është 25 milion euro.

lajme të ngjashme