Nënkryetari i Prishtinës kërkon që kryeqyteti të jetë zonë e posaçme: Forma e kalkulimit, është e gabuar NULL NULL 11.11.2020 18:26 11.11.2020 18:26 Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka shprehur pakënaqësitë e kësaj komune, lidhur me masat e reja që parashihet të hyjnë në fuqi që nga e premtja në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi. Sipas tij nuk ka pasur konsultime paraprake lidhur me masat të cilat ishin vendosur vikendin që e lëmë pas. Megjithatë ai shtoi në Info Magazine se pakënaqësia vërehet edhe në masat e sotme të propozuara ku kryeqyteti mund të jetë Zonë e Kuqe me rrezik infeksioni, njofton Klan Kosova. ”Ne insistojmë që Prishtina të mos jetë e inkorporuar në këto tri zona, por të jetë zonë e posaçme”. ”Sepse këtu zhvillohet e tërë jeta praktikisht e tërë Kosovës. Mos të bazohemi vetëm në numrin e regjistrimit të popullsisë nga viti 2011. Numri aktual i banorëve rezidentë, afërsisht është 365 mijë”. ”Nuk është mirë kjo sepse nuk mund të mbyllemi”. ”Është një masë që s’mundet statistikisht të shprehet në këtë formë. Marrja e statistikave në këtë formë nënkupton që Komuna e Prishtinës do të jetë në Zonën e Kuqe sepse më së shumti testime bëhen në kryeqytet”. ”Për kryeqytetin është dashur të ketë zonë të posaçme. Forma e kalkulimit se kush hyn në zonën e kuqe e kush në të gjelbërt e kush në të verdhën, për ne është e gabuar. Sepse numri më i madh i testimeve kryhet në Komunën e Prishtinës”. ”Për fat të keq ende nuk ka ndodhur decentralizimi i plotë që të kryhen PCR testimet. Prishtina do të hyn me këto rekomandime të sotme, ku nga e premtja hyn në Zonë të Kuqe dhe do të mbetet për një periudhë të gjatë aty si kryeqytet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 17 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 20 orë më parë