Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën NULL NULL 07.06.2023 07:48 07.06.2023 07:48 Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery. Stacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun. Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim. Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025