Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëngurra: Sulmi në Banjskë ishte marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit (VIDEO)

NULL NULL
04.04.2025 14:28

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se grupi terrorist i Banjskës i përkrahur nga Serbia, po vendoset afër kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë, opinionisti Bardh Nëngurra ka thënë se Serbia brenda territorit të saj, edhe në afërsi të Kosovës, mund të bëjë çfarë të dojë, transmeton Klankosova.tv.

“Ato janë lojërat e saja të zakonshme, sepse kanë qëllim me fut frikë te populli në Kosovë. Por grupi i terrorist që iki atë ditë nga Banjska dhe la gjithë atë arsenal, më një fjalë u dorëzuan, dhe tash paskan filluar të kthehen e me ardh rreth kufirit, këtë më së miri e di Albini dhe Vuçiqi, askush tjetër”, u shpreh ai në “Kosova Today”.

“Nuk ka Zot që më bind mua që (grupi terrorist) kishte me u tërheq aq shpejt nga aty, me gjithë atë arsenal, nëse do të kishin për qëllim me qëndru dhe të kryejnë një sulm terrorist. Ka qenë marrëveshje Vuçiq-Albin”, tha tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.