Nëna e Vedatit do të sjellë fli të gatuar nga duart e saj për banorët e BBVK-së (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna e Vedatit do të sjellë fli të gatuar nga duart e saj për banorët e BBVK-së (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2023 19:27

Banori i Big Brother VIP Kosova, Vedati ka zbuluar një nga porositë që ia tha nëna e tij, pak para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

“Më tha nëna sendin e parë ‘a të ua sjellë një fli’, por i thashë ngadalë nënë një herë po hi e pastaj shohim. Sepse kjo puna e të ‘trejteve’ është tradicionale dhe e ka një lloj procedure e respekti”, ka thënë Vedati.

Pra, një gjë është e sigurt, një fli e nxehtë dhe e përgatitur nga duart e nënës së Vedatit do tu sërviret banorëve këtyre ditëve.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.