Nëna e Rita Orës solidarizohet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit NULL NULL 07.10.2018 22:05 07.10.2018 22:05 Nëna e yllit botëror Rita Orës, ka mbështetur kampanjën e “Amoena Company”, me dizejneren Melissa Odabash dhe organizatën “Future Dreams Charity”. Vera Ora ka mbështetur këtë kampanjë me qëllim të solidarizimit për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, transmeton Klan Kosova. Nëpërmjet një Instastory, për hir të kësaj kampanje nëna e këngëtares ka publikuar një fotografi ku shihet në bikini. “Faleminderit që keni bërë të realizohen ëndrrat tona”, ka shkruar Vera Ora.