Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nën ujë kisha dhe xhami, monumente të kategorisë së parë”

NULL NULL
21.01.2016 12:25

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar dy raste flagrante për dy kulte monumentale në vend. Bëhet fjalë për rrënimin nga përmbytjet të një kishe dhe xhamie që gjenden ende të përmbytura nën ujë. Njëra, jo larg nga Tirana, në fshatin Derven të rrethit të Krujës, është kisha mesjetare e Shën Gjon Pagëzorit, që hyn në dioqezën e Arbërit, aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga uji.

Denoncimi tjetër është raportimi mbi gjendjen e xhamisë 1600-vjeçare që është mes lagështirës dhe degradimit. Bëhet fjalë për xhaminë e Gjin Aleksit, në fshatin Rusan, të Delvinës, e ndërtuar rreth viteve 1600, mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Si kisha ashtu dhe xhamia janë monumente të klasifikuara të kategorisë së parë, të mbrojtur nga shteti

Për të dyja rastet janë hedhur foto amatore në rrjetet sociale për të dhënë rastet mbi gjendjen. Kisha që ndodhet në Derven, Krujë, përcjell traktet e afreskut të çmuar me pamje të Shën Mërisë. “Kisha mendohet të jetë e shekujve XIII-XIV. Vetëm ky fakt do të që i mjaftueshëm për një kujdes të shtuar për të. E në fakt, kujdesi dallohet qartë”, – kanë ironizuar për kujdestarët përfaqësuesit e Forumit.

Në këtë rast është letargjia e mosndjeshmëria që vazhdon të ketë Ministria e Kulturës. Afresket e kishës paraqesin Shën Palin, Shën Pjetrin, Shën Gjon Pagëzorin, si dhe Lajmërimin e Engjëllit Gabriel për virgjëreshën Mari (ky sot paraqitet i shkatërruar). Sipas Forumit, për këtë kishë ka pasur edhe marrëveshje midis Institutit të Arkeologjisë (i cili e gërmoi) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, për ta vendosur nën mbrojtje e për ta konservuar e restauruar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2016/01/nen-uje-kisha-dhe-xhami-monumente-te-kategorise-se-pare

lajme të ngjashme