Nën muzikën e ndjeshme të Gottschalk NULL NULL 22.01.2016 12:12 22.01.2016 12:12 Pianistja Manjola Trebicka vjen nesër në një koncert recital në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Jeta e saj është e lidhur fort me pianon. Me një karrierë të suksesshme jo vetëm koncertore, por dhe akademike, Manjola Trebicka vjen nesër në orën 19:00, me një koncert recital në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ajo ka përzgjedhur pjesë nga veprat e kompozitorit të njohur Louis Moreau Gottschalk, për t’i sjellë para publikut. Manjola Trebicka është diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1992. Po këtë vit ka marrë pjesë në konkursin prestigjioz botëror të pianos “Marguerite Long” në Paris. Ajo nis studimet në Francë, ku diplomohet në Konservatorin Europian në klasën e znj. Wright me çmimin e parë dhe përgëzimet e jurisë. Është nderuar me çmimin e parë në konkursin International në Saint -Nom-la – Bretèche dhe çmimin e dytë në konkursin International në Sucy en Brie. Ka dhënë koncerte në të gjithë Francën, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, si në Ohër me sopranon Inva Mula dhe në Chamonix me violinistin Philippe Grafin. Luan në muzikë dhome në festivale të ndryshme dhe me kuartetin Gaudi. Është zgjedhur ambasadore e pianove “Pleyel-made in France”, duke dhënë recitale me integralen e baladave të Shopenit, të cilat i regjistron me Atelier d’Euterpe në 2004-n. Ka marrë pjesë në përhapjen e muzikës aktuale të kompozitorëve francezë, si Pierre Thilloy e Henri Nafilyan, si dhe në njohjen e kompozitorëve shqiptarë në Francë. Prej vitit 1997, ajo është profesoreshë e pianos dhe e muzikës së dhomës në Shkollën e Legjionit të Nderit. Për gjithë aktivitetin artistik, kulturor e mësimdhënës, ajo është nderuar nga Republika Franceze, në korrik të 2015-s, me Urdhrin e Legjionit të Nderit. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/21/nen-muziken-e-ndjeshme-te-gottschalk/