Nën kërcënimin e thikës ia plaçkitin çantën e dorës në Prishtinë NULL NULL 17.08.2023 10:12 17.08.2023 10:12 Street robbery. The threat of a cold weapon. The concept of crime and robbery on the street. Të martën rreth orës 22:30, një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës, ia kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parash. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre. “Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.