Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Zmiq të Mitrovicës i ndalohet puna një gurthyesi

NULL NULL
05.08.2023 09:23
policia e kosoves
policia e kosoves

Në fshatin Zmiq të Mitrovicës nga inspektorët për miniera dhe minerale ishte kryer një kontroll, ku ishin hasur aktivitete të kundërligjshme nga një kompani në një gurthyes.

Në raportin e policisë thuhet se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i kishte ndërprerë aktivitetin kompanisë punën përkohësisht duke shpallur mjetet e punës si kamionët dhe ekskavatorët me te cilët kryheshin punimet të sekuestruara me shirita ndalimi në atë vend.

“Personat e dyshuar nga kompania kishin hequr po atë ditë shiritat ndalues dhe kishin marrë kamionët duke i dërguar në një vend punishte tjetër”.

“Lidhur me rastin i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme