Në veri sekuestrohen 20 pajisje të kriptovalutave NULL NULL 16.04.2023 15:03 16.04.2023 15:03 kriptovaluta Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se sot në veri policia i ka sekuestruar 20 pajisje të kriptovalutave. Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se kriptovalutat janë aktivitet i paligjshëm. “Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan t’i portretizojnë disa”. “Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka thënë Rizvanolli. Another illegal crypto-mining activity was stopped today by @Kosovo_Police; 20 devices seized. These & similar developments in northern municipalities have nothing to do w/ inter-ethnic relations in 🇽🇰 as some like to portray. It is an issue of rule of law vs illegal activities. pic.twitter.com/7ynbq03cyV — Artane Rizvanolli (@Artane_R) April 16, 2023