Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në veri policia konfiskon aparate për prodhimin e kriptovalutave (VIDEO)

NULL NULL
26.11.2023 20:09
Kriptovalutat

Disa aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në Mitrovicën e Veriut.

Ato janë gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e policisë.

Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e veriut.

“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, tha Elshani.

Ai theksoi se aparatet e konfiskuara i janë dorëzuar doganës/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme