Në vend të armëve, policia gjen krokodil NULL NULL 19.01.2018 15:09 19.01.2018 15:09 Në bodrumin e një ndërtese në qytetin rus të Shën Petersburg policia ka gjetur një krokodil i Nilit dhe Prokuroria e Petrodvorec ka nisur hetimet për të. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se disa media njoftuan mbrëmë se zvarraniku u gjet në bodrumin e një ndërtese banimi në pjesën jugperëndimore të këtij qyteti gjatë një sërë kërkimesh të kryera nga oficerë të policisë kriminale në lidhje me posedimin e paligjshëm dhe kontrabandën e armëve dhe municioneve, transmeton Klan Kosova.