Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në tentim për ta ndalur mafian, policia italiane arreston 181 persona

NULL NULL
11.02.2025 16:26

Policia italiane ka nisur një seri bastisjesh që synojnë të “çmontojnë” klanet mafioze që veprojnë në dhe rreth kryeqytetit sicilian Palermo.

Bastisjet, më të mëdhatë prej disa vitesh, u panë si një përpjekje nga autoritetet italiane për të ndaluar mafian të rindërtonte organin e saj qeverisës të njohur si “Kupola”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një numër i bosëve të mafias janë liruar nga burgu muajt e fundit. Por hetuesit thonë se ata që janë ende prapa hekurave kanë përdorur telefona celularë të koduar për të vazhduar aktivitetet e tyre.

Për më shumë se 100 vjet, mafia famëkeqe e Siçilisë mbajti kontrollin e qyteteve, duke zhvatur bizneset dhe duke bërë fitime të mëdha nga trafiku i drogës.

Bastisjet e së martës filluan para agimit, duke synuar klanet në të gjithë Palermos, nga Tommaso Natale në veri të qytetit deri në Porta Nuova në qendër.

Policia tha se hetimi i saj mbulonte një sërë veprash të dyshuara, nga shoqata mafioze dhe trafiku i drogës deri te tentativa për vrasje dhe krime të armatosura.

Disa bosë që tashmë ishin liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit janë mes të arrestuarve.

Mes tyre thuhet se ishte Tommaso Lo Presti, i cili kishte kaluar 12 vjet në burg përpara se të lirohej në 2023, shkrua BBC, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme