Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

NULL NULL
14.06.2019 11:32

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet  I. A , i lindur më 1992.

Bëhet e ditur se i burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Ai, ishte shtetas i Shqipërisë dhe  akuzohej për Veprën  Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

SHKK njofton se lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion./klankosova.tv/.

lajme të ngjashme