Në Slloveni më shumë telefona mobil se banorë NULL NULL 29.03.2016 13:07 29.03.2016 13:07 Në Slloveni, janë regjistruar 2.35 milionë telefona mobil, shifër kjo që është me e madhe se numri i popullsisë që është 2.06 milionë , gjersa numri i aparateve telefonike tradicionale është tre herë më i vogël me 721 mijë lidhje telefonike fikse. Këto të dhëna u bën të ditura nga Enti i Statistikave në Lubjanë. Në të njëjtën kohë është rritur me katër për qind numri i përdoruesve të telefonave celular por kohëzgjatja e bisedës ka stagnuar apo është shkurtuar, ndërsa edhe numri i mesazheve telefonike të dërguara është në rritje. Poashtu është vlerësuar se telefonia mobile me numra do t`ia kalojë linjës fikse deri në vitin 2020, atëherë kur llogaritet që në botë të përdoren 6.1 miliardë telefona mobil, njofton Klan Kosova.