Në Shkup hapet ekspozita e veprave të personave me aftësi të kufizuara NULL NULL 04.02.2016 15:30 04.02.2016 15:30 Në objektin e Portës Triumfale “Maqedonia” duke filluar nga dita e sotme deri më datë 25 të këtij muaji do të jetë e hapur ekspozita e veprave artistike të punuara nga piktorë akademikë dhe persona të talentuar me aftësi të kufizuara. Veprat artitstike janë të punuara në kohën e kolonisë së VI-të të artit ndërkombëtar në Ohër, e organizuar nga Shoqata kombëtare e personave me aftësi të kufizuara “Maqedoni – Mobilitet”. Ekspozita përmban 53 vepra të ndryshme të artit nga 14 autorë me aftësi të kufizuara. Kryetari i Shoqatës “Maqedoni – Mobilitet”, Branimir Jovanovski, tha se qëllimi i ekspozitës është që t’i tregohet publikut të gjerë për cilësinë e personave me aftësi të kufizuara. “Përmes aktiviteteve të këtilla Shoqata ‘Maqedoni – Mobilitet’ të pamundurën e bën të mundur. Mundëson që të shihet mënyrë e krijimit të veprave të Roza Mosevskës, e cila është e vetmja në Maqedoni që vizaton me gojën e saj vepra të bukura, por jo vetëm të Rozës, edhe të shumë veprave tjera nga talentë tjerë. Jam i bindur se në të ardhmen do të kemi shumë takime dhe aktivitete të këtilla dhe cilësitë tona do t’i paraqesim para publikut”, deklaroi Jovanovski. Ky organizim synon të tregojë dhe dëshmojë se potencialet krijuese të personave me aftësi të kufizuara janë më të rëndësishme nga paragjykimet se performaca teknike është më e rëndësishme.