Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, aktoret franceze shkurtojnë flokët NULL NULL 05.10.2022 19:07 05.10.2022 19:07 Marion Cotillard dhe Juliette Binoche, fitueset e çmimit Oscar, si dhe yje të tjerë të ekranit dhe muzikës franceze, filmuan veten duke i prerë flokët e tyre në një video të postuar të mërkurën në mbështetje të grave në Iran. “Për liri”, tha Binoche ndërsa hoqi një grusht të madh flokësh nga maja e kokës me një palë gërshërë, përpara se t’i tundte para kamerës. Videoja, me hashtag “HairForFreedom”, është nisur si protestë antiqeveritare në Iran. Protestat u ndezën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini pas arrestimit të saj për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike, shkruan AP, përcjell KlanKosova.tv. Imazhet e grave që presin flokët janë bërë virale për të treguar solidaritet me gratë iraniane edhe këngëtarja turke Melek Mosso preu flokët në skenë javën e kaluar. Ligjvënësja suedeze, Abir Al-Sahlanion preu flokët në sallën e Parlamentit Evropian në Strasburg. Një muze në Romë po mbledh tufa flokësh për t’i dërguar në ambasadën iraniane. “Është një formë proteste që po prejmë flokët për gratë në Iran… një simbol për të qëndruar kundër hixhabit të detyrueshëm”, tha Dorna Javan, një shkencëtare politike iraniane me qendër në Francë dhe e specializuar në Iran.