Në SHBA hapet kafeneja e parë e kanabisit NULL NULL 01.10.2019 17:30 01.10.2019 17:30 Në Los Angelos është hapur kafeja e parë e kanabisit. “Lowell Farms: A Cannabis Café”, do të jetë lokali i parë që ofron kanabis drejtpërdrejt nga ferma në tavolinën e klientëve. Pronarja e lokalit, Andrea Drummer, ka kryer trajnime në “Le Cordon Bleu” në Los Angelos. Në një lokal tjetër të saj më parë kanë shkuar mysafirë të njohur, përfshirë Wiz Khalifa-n. “Restoranti do të ofrojë përvojë të klasit të parë të jetës së natës. Ky vend do të shërbejë si mjedis i sigurt për të gjithë njerëzit që iu pëlqen të mësojnë më shumë për konsumimin e kanabisit në mënyrë ligjore”, tha një zëdhënëse e kompanisë që e ndërtoi këtë kafene. Mysafirët do të kenë mundësi që të konsumojnë kanabis përmes mbështjelljes në letër, pipëzave dhe “shishave”. Hapësia prej 550 metrash katrorë do të jetë e ndarë në zonën ku lejohet tymosja dhe në zonën ku një gjë e tillë është e ndaluar, shkruan “CNN” përcjellë Klan Kosova.