Në samitin për Ukrainën në Tiranë po merr pjesë edhe Vuçiqi NULL NULL 28.02.2024 09:29 28.02.2024 09:29 Foto ilustruese Në Tiranë po mbahet samiti i parë Ukrainë-Evropë Juglindore në të cilin po merr pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në këtë takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq dhe liderë të vendeve të tjera të rajonit, transmeton Klankosova.tv. Takimi sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 9:30 dhe do përfundojë me firmosjen e një marrëveshje. Ndërsa, në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti. Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024) 09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri. 09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky. 9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. 10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës 11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve) 11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit. 13:00 – Foto Familjare Të gjitha mediat 13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.