Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Rumani pritet të rinumërohen votat e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

NULL NULL
28.11.2024 23:28
Georgescu thotë se institucionet shtetërore po përpiqen të mohojnë zgjedhjen e qytetarëve
Georgescu thotë se institucionet shtetërore po përpiqen të mohojnë zgjedhjen e qytetarëve

Një rinumërim i votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Rumani është urdhëruar nga gjykata e lartë e vendit pas akuzave ndaj fituesit  Calin Georgescu  për realizim të fushatës kryesisht në rrjetin social TikTok.

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e paraqitura nga dy prej kandidatëve humbës që akuzuan Georgescu-n për financim të paligjshëm të fushatës.

Georgescu, një radikal pa parti të tijën, bëri fushatë kryesisht në TikTok. Platforma ka mohuar kategorikisht se ka favorizuar kandidatin e ekstremit të djathtë, pro-rus.

Georgescu fitoi 23% të votave, e dyta ishte Elena Lasconi, e opozitës Save Romania Union, me 19 për qind.

Kryeministri Marcel Ciolacu i socialdemokratëve qeverisës doli i treti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani duhet të vendosë se si do të bëhet rinumërimi, me çfarë personeli dhe me cilin afat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme