Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, DASh përmend akuza për krime lufte në konfliktin e Gazës NULL NULL 23.04.2024 09:53 23.04.2024 09:53 Palestinezë duke ecur në mes ndërtesave të rrënuara Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të ShBA-së ngre shqetësime të theksuara rreth konfliktit në mes të Hamasit dhe Izraelit në Gaza dhe dyshimet për krime lufte. Raporti thotë se “grupet e të drejtave të njeriut raportojnë rritje të paprecedent në shumë raste që lidhen me abuzime dhe pretendime për krime lufte nga Izraeli, Hamasi, Xhihadi Islamik Palestinez dhe grupe tjera ushtarake palestineze”, raporton CNN, përcjell KlanKosova. Këto abuzime përfshijnë vrasje, torturë, rrëmbime dhe dhunë seksuale të kryera që nga 7 tetori, sipas raportit që mbulon vitin 2023. Sekretari Antony Blinken ka thënë se lidhur me këto çështje Uashingtoni është duke punuar. “Këto procese janë në zhvillim. Është me rëndësi që kemi marrë kohën e duhur për ta bërë më të mirën për të gjetur fakte, për të pasur informacion dhe për të bërë analizë”, ka thënë Blinken. “Është shumë sfiduese për ta bërë këtë në kohën reale”.