Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Rahovec po krijohen hapësira të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore

NULL NULL
06.06.2024 09:20
Foto nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Po krijohen hapësira të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Me ritëm të shpejt janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e qendrës për arte, kulturë e inovacion në Rahovec.

Ndërtimi i kësaj qendre kap vlerën afër tre milionë euro dhe ka një sipërfaqe të tërësishme mbi 6 mijë e 200 metra katrorë, me hapësira të ndryshme si sallën universale, me një auditor me rreth 400 ulëse, shkollën e muzikës, studio për kërcim e klasën për balet, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e objektit do të jetë edhe Qendra për Inovacion dhe Teknologji, e cila ka të inkuadruar brenda laboratorin, dhomat për punëtori të ndryshme, sallën për takime dhe trajnime.

Po ashtu është e paraparë edhe biblioteka, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozimin e librit, nototekën dhe sallën për kompjuterë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

lajme të ngjashme