Në protestë ishin rreth 500 veta NULL NULL 17.06.2015 14:45 17.06.2015 14:45 Organizata të dala nga lufta kanë protestuar sot në orën 12 në Sheshin Skëndërbeu kundër gjykimeve të luftëtarëve të UÇK-së dhe gjykatës Speciale. Policia e ka konfirmuar mbarëvajtjen dhe mbylljen e protestës si të qetë dhe numrin e protestuesve. Në deklaratën për media të policisë thuhet se me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore. “Protestuesit numri i përafërt i të cilëve konsiderohet të ketë qenë rreth 500, kanë protestuar të qetë dhe rreth orës 13:30 janë shpërndarë. Nuk është raportuar për ndonjë incident,” viijohet më tej në këtë kumtesë,transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025