Në Prishtinë mbahet miniturneu në ragbi NULL NULL 30.09.2018 13:24 30.09.2018 13:24 Në kryeqytet sot është mbajtur miniturneu i një sporti jo shumë të zakonshëm në vend, atij të Ragbit. Kjo ngjarje është organizuar nga klubi i ragbit “Bears”, njofton Klan Kosova. Në këtë miniturne ishte prezent edhe kryetari i Federatës së Ragbit të Kosovës njëherësh edhe ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O`Connell si dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporit, Kujtim Gashi. Gjatë këtij organizimi janë zhvilluar lojëra në kategorinë e femrave, meshkujve dhe të fëmijëve.