Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në prag të Kupës së Kosovës, ASISTI sjell më të mirat nga super organizimi basketbollistik

NULL NULL
07.02.2022 19:27

Premiera e episodit 481 të emisionit ekskluziv basketbollistik ASIST sjell të gjitha raportet e ndeshjeve që u zhvilluan javën që lamë pas në basketbollin tonë, si në Artmotion Superligë, poashtu edhe në Ligë Unike.

Çfarë rekordi të zi shënoi Rahoveci në ndeshjen kundër Sigal Prishtinës?

Kush ishte MVP dhe cila ishte pesëshja e xhiros së 19-të?

Në prag të organizimit fantastik që po vjen këtë javë, Final 8 e Kupës së Kosovës – Edicioni Agim Lluka, të ftuar në studio për t’i shpalosur risitë dhe ato që shikuesit duhet të presin në katër netët fantastike të basketbollit kosovar janë mysafirët: Artina Hasani – menaxhere organizative e FBK-së, Fatmir Gashi – kryetar i KB Pejës, Luan Maloku – menaxher organizativ i Final 8 në emër të KB Pejës dhe kolegu Arbër Loxha – drejtor në Kujtesa Sport.

Normalisht, si në çdo ASIST tjetër, edhe këtë herë nuk mungon as blloku i veçantë “Shqiptarët në botë”, ku do të njoftoheni mbi performancat pozitive që patën Edon Maxhuni, Erxhan Osmani, Kenan Spahiu dhe gjithë basketbollistët tanë që po luajnë jashtë trojeve etnike.

Krejt në fund fluturimin basketbollistik të Asistit 481 e zhvendosim në palestrat ndërkombëtare, ku në ABA dhe Euroligë u zhvilluan xhirot e radhës e lufta për playoff sa vjen e nxehet, ndërsa dimensioni tjetër i basketbollit, liga më e fortë në planet, NBA, shënon ditët e fundit para eventit spektakolar “All-Star”.

Të gjitha këto dhe shumë më shumë në Asistin 481 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën, të hënën, me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova.

lajme të ngjashme