Në një objekt të pabanuar në Prishtinë, gjendet i vdekur një person NULL NULL 08.03.2025 08:37 08.03.2025 08:37 Të premten në mesditë, në Prishtinë u gjet një person i vdekur. Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në një objekt të pabanuar, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.