Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në New York mund ta merresh nënën me qira

NULL NULL
14.01.2016 18:14

Kur ke probleme të mëdha dhe do të dëshironit që nëna e juaj të gjendej afër jush për të të qetësuar e ajo nuk është aty, atëherë mund ta merresh një nënë me qira.

Po, pra kjo është puna e Nina Keneally themeluesja e “Need A Mom” që ushtron detyrën e saj në Brooklyn të New York-ut.

Për 40 dollarë në orë, ajo mund të dëgjojë për problemet e tua, të këshillon nëse këtë gjë e kërkoni, të gatuaj diçka për ju, të hekuros këmishën dhe të gjitha gjërat që bëjnë mamat.

Madje ajo asnjëherë nuk të krahason me të afërmit e juaj, e motoja e saj është “Kur ju nevojitet një nënë… por jo nëna jote”.

“Unë bëhem një nënë pa bagazhe”.

“Të dëgjoj njerëzit e tjerë është diçka që vjen shumë natyrshëm tek unë, dhe unë me të vërtetë kënaqem duke qëndruar me të rinjtë”.

Por shërbimet e Keneally kanë një limit.

“Unë nuk do të pastrojë banjon dhe nuk do ia pastrojë enët. Nuk jam shërbëtorja juaj siç do thoshte nëna e juaj”, është shprehur Keneally.

Keneally është nënë e dy djemve, njëri 27 vjeçar e tjetri 30 dhe më parë ka punuar në teatër.

Ajo e ka lansuar zyrtarit “Need A Mom” në muajin tetor, dy vjet pasi që u zhvendos në New York së bashku me burrin e saj nga Konektikat.

nana

 

lajme të ngjashme