Në moshën gjashtë vjeçare vajzat mendojnë se djemtë janë më të zotët NULL NULL 27.01.2017 19:37 27.01.2017 19:37 Vajzat fillojnë ta shohin veten më pak të talentuara se djemtë që nga mosha gjashtë vjeçare, ka deklaruar një grup shkencëtarësh nga Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ata kanë thënë se ky fakt mund të ketë ndikim në karrierën e vajzave në të ardhmen. Studimi ku kanë marrë pjesë 400 fëmijë, ka zbuluar se edhe vajzat pesë vjeçare e edhe djemtë, mendonin se gjinia e tyre është brilante. Mirëpo vetëm një vit më vonë, dallimet në gjini paraqiten. Ekipet e Universitetit Princeton, Neë York University dhe University of Illinois kanë thënë se kjo është mosha kur fillojnë të paraqiten stereotipet gjinore.