Në mesin e viktimave nga COVID-19 edhe një 41-vjeçar NULL NULL 17.11.2020 15:19 17.11.2020 15:19 Një 41-vjeçar nga Podujeva ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Kjo u bë e ditur nga të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Kjo është mosha e viktimave që ndërruan jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. “24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”. IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 viktima.