Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Maqedoni përshkruhet antibiotiku edhe kur nuk ka nevojë

NULL NULL
03.05.2015 11:44

Hulumtimi i kryer na Shoqata e specialistëve për mjekësi familjare, grupi respirator dhe qendra për mjekësi familjare pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup ka dalur me shifra, se tek 56 përqind të rasteve me probleme respiratore në pacientë është vërejtur se i`u shkruhen pa nevojë antibiotik, pa u bërë analizat e nevojshme plotësuese.

doctors

Hulumtimi i prezantuar në Ohër ka për qëllim që të jap rekomandime se si të evitohet përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.

Kryetarja e Shoqatës së specialistëve Radmilla Ristova, theksoi se hulumtimi ka treguar se duhet bërë shumë në këtë drejtim, si në edukimin e popullatës por edhe të mjekëve në mënyrë që të ndërmerren aktivitete nga ana e institucioneve përkatëse në vetëdijësimin e popullatës për përdorimin sa më pak të antibiotikëve gjatë sëmundjeve të ndryshme.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.