Në Leposaviq kapen mallra të kontrabanduara në vlerë prej 5 mijë eurosh NULL NULL 20.02.2024 15:27 20.02.2024 15:27 Dogana dhe policia parandalojnë një rast të kontrabandës në Leposaviq 5 mijë euro mallra të kontrabanduara janë kapur gjatë ditës së sotme në Leposaviq, nga policia dhe Dogana. Autoritetet e ndaluan një automjet të dyshimtë i cili në territorin e Kosovës kishte hyrë përmes rrugëve ilegale. “Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Klankosova.tv “Ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, thuhet në njoftim.