Në Kosovë fillon Kampionati Evropian i Shahut NULL NULL 11.05.2016 10:37 11.05.2016 10:37 Këtë të mërkurë zyrtarisht fillon Kampionati Individual Evropian i Shahut që sivjet mbahet në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës. Federata e Shahut të Kosovës do të nis këtë aktivitet sot, e që do të zgjas për dy javë. Pjesëmarrës pritet të jenë rreth 300 shahistë nga tërë Evropa Ceremonia e hapjes së këtij kampionati fillon sonte prej orës 20.00, në Sallën Solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.