Në këtë shtëpi do të jetojë Obama pas përfundimit të mandatit (VIDEO) NULL NULL 25.07.2016 13:12 25.07.2016 13:12 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të jetojnë në Washington D.C., edhe pasi ta përfundojë mandatin si President dhe pasi ta lë Shtëpinë e Bardhë në Janar të 2017. Arsye për këtë është që vajza e tij, Sasha, të vazhdojë shkollën në vendin e njëjtë. Tashmë është zbuluar edhe shtëpia në të cilën familja Obama do të rehatohen. Shtëpia ka nëntë dhoma gjumi dhe shumë hapësirë duke përfshirë këtu edhe oborr dhe një pamje prej kështjelle. Në tregun e patundshmërive besohet se vlen afër 6.3 milionë dollarë, njofton Mansion Global, përcjellë Klan Kosova. Pronarë të shtëpisë janë Joe Lockhart dhe gruaja e tij Giovanna Gray Lockhart. klankosova.tv