Në Hong Kong 2500 njerëz notuan për 1.8 kilometra (VIDEO) NULL NULL 18.10.2015 13:25 18.10.2015 13:25 Të gjithë u hodhën në ujë për t’i hyrë një gare. Rreth 2,500 notarë ishin konkurrentë në garën e notit që zuri vend në limanin ikonik të Hong Kongut “Victoria”, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. Ky kompeticion dikur ishte tradicional, por pushoi së mbajturi për 33 vjet, për shkak të ndotjes së ujit. Rifillimin e gjeti tek para 5 vjetësh. E këtë vit garën në kategorinë e meshkujve prej 1.8 kilometrash e fitoi një brazilian i cili tha se kushtet për not ishin tejet të mira. “Ishte një ditë shumë e mirë për të notuar, për shkak se ishte ngrohtë dhe temperatura e ujit qe tamam, e po ashtu s’kishte edhe shumë valë. U fokusova në fitore dhe ia arrita”, tha fituesi i garës në gategorinë e meshkujve. Edhe në kategorinë e femrave fituese doli një braziliane. Në mesin e tyre pati edhe njerëz me aftësi të kufizuara, ku triumfoi një 57 vjeçar. Gara në limanin “Victoria” për të parën herë është mbajtur në vitin 1906, kur Hong Kongu ishte ende koloni e Britanisë së Madhe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.