Në Gllogjan pritje madhështore për Haradinajn (FOTO) NULL NULL 29.04.2017 15:31 29.04.2017 15:31 Djali i tyre dhe kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot vendlindjen. Haradinaj u prit në mënyrë madhështore në Gllogjan, vetëm dy ditë pas kthimit të tij nga Franca. Ai u mbajët i ndaluar për rreth katër muaj nga autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, njofton Klan Kosova. Shumë njerëz kanë mësyrë kullën e Haradinjave, për ta pritur ish-komandantin e zonës së tyre. “Këtë vend e gëzojmë fal martirëve tanë”. “Ata që duan të bëjnë hajgare me ne, le të ndalen sepse mjafton që ne e duam vendim ta çojmë përpara”. “Ju bëjmë me dije që vendin tonë, e tokën tonë nuk japim askujt, sepse nuk kemi tokë me falë”, tha ai para bashkëvendasve të tij. Haradinaj gjatë ditës nga shumë qytetarë është pritur në Mejë të Gjakovës, kur ka bërë homazhe atje, njofton Klan Kosova. Ai gjatë ditës është përulur edhe para varrezave të Jasharajve, përmendores së Zahir Pajazitit dhe para varrit të ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024