Në Gjilan nis “Flaka e janarit” NULL NULL 11.01.2016 08:38 11.01.2016 08:38 Sot në Gjilan hapet manifestimi tradicional kulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në nderim të heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të rënë nëpër shekuj. Manifestimi nis me homazhe te Varrezat e dhe lapidarët e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitetet tjera në artin pamor, skenik, muzikor, letrar, që përbëjnë katër shtylla kryesore të “Flakës…”, sikurse edhe akademinë tematike dhe pjesët tjera të programit. Risi e manifestimit të sivjetmë është festivali i filmit të shkurtër “Film-Flaka” dhe festivali i fotografisë “Foto-Flaka”. Gjatë tri javëve, deri më 31 janar, sa zgjat ky aktivitetet kulturor, në Gjilan pritet të grumbullohen qindra e mijëra artistë e artdashës, transmeton Klan Kosova.