Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Gjermani pezullohen fluturimet për në Izrael dhe Irak

NULL NULL
19.04.2024 17:05

Në Gjermani janë pezulluar fluturimet për në Izrael dhe Irak.

Siç raporton The Guardian, përcjell klankosova.tv, shërbimet nga linjat ajrore në Izrael dhe Erbil në Kurdistanin irakian u pezulluan deri në orën 5 të mëngjesit.

“Ndalesat u bën për shkak të “situatës aktuale”, tha një zëdhënës për AFP.

Linja ajërore Lufthansa dhe Austrian Airlines vendosën të pezullojnë fluturimet drejt kryeqytetit të Jordanisë Amman, si dhe Erbilit dhe Tel Avivit të premten “për të rivlerësuar situatën e sigurisë”.

“Austrian Airlines monitoron dhe vlerëson vazhdimisht situatën në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të ngushtë me autoritetet”, thanë nga Austrian Airlines shkruan The Guardian, përcjell klankosova.tv

Si Lufthansa ashtu edhe Austrian Airlines kanë pezulluar tashmë fluturimet e tyre drejt dhe nga Teherani deri në fund të muajit.

lajme të ngjashme