Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Gjermani, hapni Facebook edhe me pseudonim

NULL NULL
31.07.2015 15:30
Facebook është urdhëruar që të lejojë hapjen e llogarive në Facebook vetëm me pseudonim.

Një mbikëqyrës i Facebook-ut në Gjermani urdhëroi Facebook-un të lejojë përdoruesit të përdorin pseudonime për të hapur një llogari në rrjetin social, raporton Reuters, duke hedhur kështu poshtë rregullin kryesor të Facebook-ut për përdorimin e emrit të vërtetë në rrjetin social. Në një vendim të marrë të martën, autoriteti i mbrojtës së të dhënave në Hamburg thotë se politika e Facebook-ut mbi emrat shkel ligjet gjermane të privatësisë, duke shtuar këtu se kompania nuk mund të detyrojë përdoruesit të përdorin fotot apo emrin e vërtetë pa dëshirën e tyre.

Facebook është kritikuar shpesh për politikat e saj për përdorimin e emrit të vërtetë, ku përdoruesit ankohen se iu janë bllokuar llogaritë ose iu janë ndryshuar emrat pa miratimin e tyre. Kompania bëri të ditur politikat e saj në muajin mars, ku tha se përdoruesit janë të lirë të zgjedhin “identitetin e tyre të vërtetë”  — emrin që ata përdorin në jetën reale, që nuk do të thotë se medoemos duhet të jetë i njëjtë me atë të kartës së identitetit.

Megjithatë, Facebook iu kërkon akoma përdoruesve që të konfirmojnë emrat e tyre me format e pranimit të identifikimit, që mbikëqyrësit gjermanë e konsiderojnë shkelje të privatësisë. Në rastin e Hamburgut, një grua kishte përdorur një pseudonim në Facebook, prandaj i ishte bllokuar llogaria dhe i ishte kërkuar një kopje e kartës së identitetit para se t’i ndryshonin emrin pa lejen e saj.

lajme të ngjashme