Në Gjermani fitojnë konservatorët por e djathta ekstreme arrin rezultat rekord NULL NULL 24.02.2025 07:27 24.02.2025 07:27 Friedrich Merz dhe partia e tij konservatore kanë fituar zgjedhjet në Gjermani, por nuk arritën të marrin 30% të votave të pritura, raporton BBC. Ai u tha mbështetësve të tij të gëzohen sonte dhe të fillojnë punën të nesërmen. Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), arriti një rezultat rekord prej 20.8% dhe zuri vendin e dytë. Kandidatja për kancelare e AfD-së, Alice Weidel, tha se gjermanët kanë votuar për ndryshim dhe parashikoi zgjedhje të reja. Për më tepër, në lindje të Gjermanisë, AfD-a arriti 34% të votave.