Në Gjermani fillon vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare NULL NULL 02.08.2021 23:53 02.08.2021 23:53 Zyrtarët shëndetësorë treguan se Gjermania do të fillojë të ofrojë vaksina kundër COVID-19 për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha pas një takimi me 16 ministrat e shëndetësisë të shtetit gjerman se do e mbajnë premtimin e dhënë se të gjithë ata që duan mund të vaksinohen gjatë verës pasi që posedojnë vaksina për të gjitha grupmoshat, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Prandaj, fëmijët dhe adoleshentët mund të vendosin të vaksinohen pas një konsultimi mjekësor dhe kështu të mbrojnë veten dhe të tjerët”, tha Spahn. Shtytja e qeverisë për të vaksinuar të rinjtë e Gjermanisë vjen dy muaj pasi Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi që vaksina e koronavirusit e bërë nga Pfizer/BioNTech të zgjerohet edhe tek fëmijët 12 deri në 15 vjeç. Sidoqoftë, deri më tani, komiteti i përhershëm i vendit për vaksinimin, Stiko, ka qenë ngurrues për të dhënë leje për të gjithë të rinjtë dhe vetëm në mënyrë eksplicite rekomandoi vaksinimin për grupmoshën midis 12 dhe 16 vjeç nëse vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike. Andaj, 16 zyrtarët kryesorë shtetërorë të shëndetësisë gjatë ditës së sotme vendosën që fëmijët dhe adoleshentët e shëndetshëm tani janë në gjendje të marrin vaksinat . Deri më tani, 20 përqind e atyre midis 12 dhe 17 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës në Gjermani dhe gati 10 përqind janë plotësisht të vaksinuar. Ndërsa vende si Estonia, Danimarka dhe Franca po inkurajojnë në mënyrë aktive familjet që të vaksinojnë fëmijët e tyre para fillimit të vitit të ri shkollor, transmeton Klankosova.tv.