Në Gjakovë nis vaksinimi i stafit mjekësor NULL NULL 02.04.2021 08:51 02.04.2021 08:51 Në Komunën Gjakovës edhe zyrtarisht ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë. I pari që e mori vaksinën ishte shefi i vaksinimit, Burim Gojani. Gojani tha se mori vaksinën antiCOVID-19, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të marr këtë vaksinë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati” në Gjakovë ku edhe nisi procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë ishte edhe i pari i kësaj komune, Ardian Gjini. Gjini tha se nuk do të hezitoj dhe se do të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 posa që t’i vie radha, raporton KP, transmeton Klan Kosova. Në fazën e parë të vaksinimit Gjinit thotë se pritet të vaksinohen 1 mijë e 300 persona. Vetën QKM e “Çabratit” është planifikuar të jetë qendër e vaksinimit. Tashmë në Kosovë ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor nga dita e marte. Vaksinimi po bëhet me AstraZeneca doza këto të siguruara nga Covax-i.