Në France Football “paska spiunë”, kështu i shkoi në vesh Viniciusit që nuk e ka fituar Topin e Artë NULL NULL 12.11.2024 21:57 12.11.2024 21:57 Vinicius Junior U bë bujë e madhe në ditën kur do të shpallej fituesi i Topit të Artë. Muajve të fundit ishin shpeshtuar zërat se do të fitonte Vinicius Junori, por trofeu i shkoi Rodrit. Atë ditë Real Madridi e kishte marrë vesh që Viniciusi nuk kishte ngadhënjyer, dhe i gjithë klubi e kishte bojkotuar ceremoninë. Tani, Relevo ka raportuar se si ka rrjedhur ngjarja: Një zyrtar i mediumit France Football – të cilët e japin këtë çmim – e ka njoftuar një lojtar të Realit se braziliani nuk ka fituar. Ai lojtar më pas e ka njoftuar klubin, dhe këta të fundit pastaj kishin ardhur me vendimin për të mos udhëtuar në Paris ku u mbajt ceremonia.