Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në formë simbolike kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së (FOTO)

NULL NULL
17.02.2026 12:22

Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Kjo ditë po shënohet pa ish-krerët e UÇK-së që tash e mbi pesë vjet po gjykohen në Hagë.

E sot nga Kuvendi i Kosovës në formë simbolike u kërkua edhe lirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në njërën nga ulëset që duket se i takon një prej deputetëve të PDK-së u vendosën stikerët me thirrjen “Free”.

Fotografia është publikuar nga platforma “Liria ka emër”.

lajme të ngjashme