Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Ditën Botërore të Librit hapet ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

NULL NULL
23.04.2025 12:28

Me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, organizon një ekspozitë të veçantë me rreth 100 tituj librash nga zhanre të ndryshme të përzgjedhur nga fondet e saj.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovojë pasurinë letrare dhe kulturore të Bibliotekës, si dhe të nxisë interesimin e publikut për lexim dhe respektimin e të drejtave të autorëve.

Ekspozita hapet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorët dhe lexuesit për një javë, duke filluar nga data 23 prill 2025. /KlanKosova.tv

lajme të ngjashme