Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në cilin vend të botë është më së vështiri të agjërohet?

NULL NULL
09.06.2016 09:37

Muaji i Ramazanit ka trokitur në dyert e secilit mysliman, të cilët do të agjërojnë nga agimi deri në muzg për të përmbushur obligimin fetar.

Por çfarë ndodhë nëse jeton në një vend ku dielli nuk perëndon pothuajse kurrë?

Myslimanët që jetojnë në rrethin polar të Arktikut, do të përballen me kushte sfiduese të agjërimit, për shkak se atje ditë është pothuajse 24 orë. Njerëzit që agjërojnë, s’duhet të hanë as të pinë e as të përfshihen në aktivitete seksuale deri në kohën e iftarit dhe kjo mund të jetë  e vështirë po zgjati shumë.

Rreth 22% e popullatës botërore, apo 1.6 miliardë njerëz në mbarë botën, do të agjërojnë.

Zonat si Lapland, Finlanda dhe Suedia, mund të kenë fare pak natë ose aspak gjatë muajve të verës.

Një familje myslimane që jeton në Finlandën veriore, ka treguar se si agjërohet kur dielli largohet nga qielli vetëm për 55 minuta.

Mohammed, një mysliman që jeton në Finlandë, thotë se agjërimi fillon në orën 1:35 të mëngjesit të hershëm dhe përfundon në orën 12:48 të natës.

finland

“Sipas përllogaritjeve, i bije që agjërimi të zgjatë 23 orë e pesë minuta. Miqtë dhe familjarët e mi që jetojnë në Bangladesh, s’mund ta besojnë që ne mund t’ia dalim me agjërimin në Ramazan për më shumë se 20 orë”, ka thënë ai, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ai thotë se shumë myslimanë që jetojnë në vendet ku dita zgjatë shumë, agjërojnë në kushte adaptive, duke ndjekur kohën e agjërimit në Lindje të Mesme, apo në vendin më ta afërt islamik, Turqinë.

 

lajme të ngjashme