Në cilën ditë nisi ringritja e shifrave të COVID-19? NULL NULL 15.07.2022 14:18 15.07.2022 14:18 Që nga data 14 qershor e këtij viti, rastet me COVID-19 pothuajse çdo ditë kanë shënuar rritje të dyfishuar, derisa numri i rasteve aktive ishte vetëm 52. Më 14 qershor, numri i rasteve pozitive në 24 orëshin e fundit ishte veç 8, për tu dyfishuar më pas në 15 me datë 15 qershor. Një javë më vonë, më 22 qershor, u shënuan 43 raste të reja. Por, rritja për të mos rënë më nën 50 u bë më 28 qershor ku u shënuan 64 pozitivë të rinj. E vetëm një ditë më vonë ky numër gati se u trefishua, kur u shënuan plot 177 raste të reja pozitive. Me mbi 150 raste pozitive çdo 24 orësh, situata epidemiologjike në vend vazhdoi pothuajse çdo ditë. Shifrat me mbi 300 të infektuar, u paraqitën me 6 korrik ku për 24 orë u infektuan 341 njerëz. Kurse pothuajse dyfishim të rasteve të 6 korrikut pati më 13 korrik ku nga mbi 2 mijë mostra të marra, pozitive dolën 763 prej tyre. Ndërsa sot, në raportin 24 orësh të IKShPK-së, nga mbi 3 mijë e 280 mostra të marra, pozitive dolën 1 mijë e 219 raste, gati 50 përqind më shumë se një ditë më parë, kur ishin 871 të infektuar. E numri i rasteve aktive, ka arritur në 4225 veta. Ndërkohë nga 9 korriku janë rikthyer edhe rastet e vdekjeve, dhe për një javë kanë vdekur gjashtë njerëz.