Në “American Idol”, Kimi iu këndon shqip jurisë (VIDEO) NULL NULL 03.03.2024 11:03 03.03.2024 11:03 Kimi në American Idol duke prformuar në shqip Konkurrenti nga Kosova në “American Idol”, Kimi ka shkëlqyer në skenën e këtij formati. Ai si fillim këndoi një këngë të këngëtarin të njohur, Tom Odell, ku impresionoi jurinë. Siç e do tradita, në “American Idol” çdo konkurrenti i bëhet një klip për jetën e tyre. Kimi rrëfeu se si ikën pas luftës në Kosovë për në vendet e perëndimit, dhe për sëmundjet e nënës së tij, ku ai tha se këndimi i tij e gëzon shumë. E Katy Perry, këngëtare me famë botërorë, foli me nënën e Kimit në telefon. Ajo i kërkoi atij që të këndoj në shqip për hir të nënës së tij që po e shikon. E Kim me lot në sy performoi me këngën “Oj Kosovë oj nënë ime”. Më tutje ai iu tregoi edhe kuptimin e kësaj kënge, që përshtatej me situatën e tij. “Jam krenar nga kam ardhur, sepse ne kemi kaluar nëpër ferr”, u shpreh Kimi.